Zjarr në Guatemalë, 19 të vdekur

Amerika

Zjarr në Guatemalë, 19 të vdekur

Më: 8 mars 2017 Në ora: 18:39
Guatemalë

Të paktën 19 fëmijë kanë humbur jetën në zjarrin që ka shpërthyer në Guatemala Siti në shtëpinë për fëmijët që janë viktima të dhunës, ka njoftuar të mërkurën shërbimi i zjarrfikësve.

Shtëpia e fëmijëve ndodhet në komunën San Hoze Pinula, rreth 25 kilometra në jugperëndim të qytetit kryesor të Guatemalës.

Në këtë qendër kanë qëndruar fëmijë deri në moshën 18-vjeç.

Tash për tash nuk ka informacione për shkaktarin e zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat