Bie për 40% numri i migrantëve meksikanë në SHBA

Amerika

Bie për 40% numri i migrantëve meksikanë në SHBA

Më: 9 mars 2017 Në ora: 10:01
Sekretari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Kelly.

Numri i migrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika, ka rënë për 40 përqind, nga janari në shkurt, tha Qeveria amerikane.

Sekretari për Siguri Kombëtare, John Kelly, tha se "ndryshimi i trendit" është rezultat i politikave të ashpra të presidentit Donald Trump.

Trump ka nënshkruar një udhër ekzekutiv për "një barrierë të pakalueshme fizike" në kufirin SHBA-Meksikë dhe ka dhënë udhëzime për dëbime.

Masat janë dënuar nga Meksika, e cila i ka cilësuar si "armiqësore" dhe "të papranueshme".

Rreth 11 milionë imigrantë pa dokumente jetojnë në SHBA, shumë prej tyre nga Meksika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat