Hawai ngreh padi ndaj vendimit të Trump për ndalimin e udhëtimit

Amerika

Hawai ngreh padi ndaj vendimit të Trump për ndalimin e udhëtimit

Më: 9 mars 2017 Në ora: 11:41
Protesta në SHBA

Hawaii është bërë shteti i parë amerikan i cili ka ngritur padi ndaj vendimit të rishikuar të presidentit Donald Trump për ndalimin e udhëtimit.

Prokurori i përgjithshëm  thotë se versioni i ri është në thelb e njëjtë si i pari, duke e quajtur atë "Ndalimi mysliman 2.0".

Udhëzimi, i cili hyn në fuqi më 16 mars, vendos një ndalim 90-ditor për njerëz nga gjashtë vende kryesisht myslimane dhe një ndalim 120-ditor për të gjithë refugjatët.

Vendimi i mëparshëm, i cili ishte bllokuar nga një gjykatë federale, shkaktoi konfuzion në aeroporte dhe protesta masive.

"Asgjë nuk e  ka ndryshuar  thelbi. Është  e njëjti ndalim për hyrjen e personave nga vendet me shumicë myslimane (minus një)”, tha Prokurori i Përgjithshëm  në Hawai Doug Chin.

Vendimi ndalon qytetarët nga Irani, Libia, Siria, Sudani dhe Jemeni që për 90 ditë të hyjnë në SHBA, derisa Iraku i cili ishte pjesë  në ndalimin e parë, është hequr nga lista.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat