Kërkohen më shumë trupa amerikane në Afganistan

Amerika

Kërkohen më shumë trupa amerikane në Afganistan

Më: 9 mars 2017 Në ora: 21:42
Joseph Votel

Shefi i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, gjenerali Joseph Votel kërkoi sot para Kongresit përforcim të trupave amerikane në Afganistan, që do të ndryshojë tendencën në rënie të viteve të fundit.

I pyetur mbi masat që duhen marrë për të ndihmuar qeverinë afgane që të rifitojë avantazhin kundër rebelëve talebanë, gjenerali Votel vlerësoi se për këtë duhet forca amerikane shtesë që misioni i tyre këshillues dhe asistues të jetë më efikas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat