SHBA, katër shtete sfidojnë urdhrin e ri të Presidentit për imigracionin

Amerika

SHBA, katër shtete sfidojnë urdhrin e ri të Presidentit për imigracionin

Më: 9 mars 2017 Në ora: 23:30
ilustrim

Katër shtete amerikane po sfidojnë urdhrin e rishikuar ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, që ndalon hyrjen e udhëtarëve nga gjashtë vende me shumicë myslimane.

Disa avokatë të shtetit ishull Havaji, ngritën padi në një gjykatë federale të kryeqytetit Honolulu, duke argumentuar se urdhri i ri do të dëmtonte myslimanët e këtij shteti, turizmin dhe studentët e huaj.

Ndërkohë, shteti i Uashingtonit i ka kërkuar një gjykatësi federal në Seattle të deklarojë se një vendim i mëparshëm gjykate që bllokon zbatimin e urdhrit të mëparshëm ekzekutiv vlen edhe për variantin e rishikuar të tij. Prokurori i përgjithshëm i këtij shteti, Bob Ferguson tha se në këtë përpjekje janë bashkuar edhe shtetet Oregon dhe Nju Jork.

Ferguson pranoi se urdhri i ri i zotit Trump ka veprim më të ngushtë se i pari. Por sipas tij, "Kjo nuk do të thotë se me këtë zgjidhen problemet e tij kushtetuese."

Presidenti Trump nënshkroi të hënën një urdhër të ri ekzekutiv që ndalon për tre muaj qytetarët nga gjashtë vende - Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni - të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara. Ai dekreton gjithashtu pezullimin për katër muaj të programit amerikan për sistemimin e refugjatëve për katër muaj.

Lidhur me padinë e ngritur Hawaii, një gjykatës federal do të mbajë një seancë dëgjimi më 15 mars, një ditë para se ndalimi i ri të hyjë në fuqi./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat