Vidhet laptopi me planet e sigurisë së Presidentit Trump

Amerika

Vidhet laptopi me planet e sigurisë së Presidentit Trump

Më: 17 mars 2017 Në ora: 23:40
ilustrim

Një laptop me të dhëna shumë të ndjeshme është vjedhur nga makina një agjent të Shërbimit Sekret Amerikan të enjten në mëngjes në Brooklyn dhe nuk është gjetur, njoftuan sot zyrtarë të lartë të Nju Jorkut.

Siç raportojnë mediat amerikane, zyrtarët thanë se laptopi, i cili është i koduar shumë dhe përmban planet e katit dhe protokoll për evakuim në “Trump Tower”, nuk mund të ndiqet ose të fshihet nga zyrtarët në distanca, duke e lënë të dhënat në rrezik për t'u zbuluar.

Zëdhënësja e Shërbimit Sekret, Cathy Milhoan ka konfirmuar vjedhjen e laptopit, për të cilin njoftoi se ka filluar një hetim.

Ajo ka bërë të ditur se loptopi përmban të dhëna shumë të rëndësishme të sigurisë, por se në kompjuter të tillë nuk lejohet të mbahen të dhëna të klasifikuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat