SHBA: Të mundshme sulme ushtarake ndaj Koresë së Veriut

Amerika

SHBA: Të mundshme sulme ushtarake ndaj Koresë së Veriut

Më: 18 mars 2017 Në ora: 09:05
Ministri i Jashtëm amerikan, Rex Tillerson

Politika e "durimit strategjik" ndaj Koresë së Veriut ka marrë fund dhe SHBA-ja nuk e përjashton as mundësinë e sulmeve ushtarake.

Kryediplomati amerikan përdori kërcënime të forta ndaj regjimit komunist të Koresë së Veriut duke shënuar një ndryshim rrënjësor në politikën ndaj këtij vendi. Politika e deritanishme e "durimit strategjik" ndaj Phenianit ka arritur fundin, tha ministri i Jashtëm amerikan, Rex Tillerson pas një vizite në zonën e demilitarizuar ndërmjet Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.

Pas një takimi me homologun e tij koreano-jugor Yun Byung-se Tillerson shtoi, të gjitha opsionet janë në tryezë - pra edhe masat ushtarake. Para qëndrimit në Korenë e Jugut Tillerson ishte në Japoni ku i kishte deklaruar si të dështuara përpjekjet amerikane të 20 viteve të fundit për denuklearizimin e Koresë së Veriut, shkruan DW.

Image

Një gamë masash të reja

Natyrisht që një konflikt ushtarak duhet të shmanget, tha Tillerson  para gazetarëve në Seul, "por në qoftë se ata e zgjerojnë programin e tyre bërthamor në një mënyrë të tillë që kërkon sipas mendimit tonë reagime, atëherë ky opsion është në tryezë". Megjithatë Shtetet e Bashkuara do të provojnë masa të reja në nivelin diplomatik, politik dhe ekonomik.

Pas testeve të fundit me katër raketa balistike që Koreja e Veriut i bëri megjithë ndalimin, Shtetet e Bashkuara kanë filluar të sjellin komponentët e para të një sistemi të ri të mbrojtjes nga raketat në Korenë e Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat