Komiteti për Inteligjencë do të mbajë seancë dëgjimore për Rusinë

Amerika

Komiteti për Inteligjencë do të mbajë seancë dëgjimore për Rusinë

Më: 18 mars 2017 Në ora: 15:08
Komiteti për Inteligjencë i Senatit amerikan, foto nga arkivi

Komiteti për Inteligjencë i Senatit amerikan ka planifikuar të mbajë një seancë të dytë dëgjimore më 30 mars, në lidhje me hetimin mbi dyshimet e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Kryetari i Komitetit, republikani Richard Burr dhe demokrati Mark Ëarner kanë thënë se seanca dëgjimore do të fokusohet se si Rusia punon për të ndikuar në fushatat zgjedhore dhe opinionin publik.

Paneli i parë do të hetojë historinë e ndërhyrjeve të Rusisë në zgjedhje ndërkaq paneli i dytë do të adresojë çështjen se si Rusia përdorë sulmet kibernetike për të mbështetur spiunazhin e saj dhe aktivitetet për të ndërhyrë në një çështje.

Ish-zyrtarët e inteligjencës, persona të biznesit dhe nga akedemia është paraparë që të dëshmojnë.

Seanca e parë dëgjimore, që u mbajt në janar, ishte të bënte me aktivitetet e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Agjencitë e inteligjencës së SHBA-së, vitin e kaluar publikisht kanë fajësuar Rusinë për hakimin e Komitetit Ndërkombëtar të Partisë Demokratike dhe kanë thënë se sulmet kishin për qëllim që Donald Trump të fitonte zgjedhjet.

Moska ka mohuar përfshirjen në fushatën zgjedhore dhe Trump po ashtu ka hedhur poshtë këto pretendime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat