Trump: Gjermania i ka borxh NATO-s “sasi të madhe parash”

Amerika

Trump: Gjermania i ka borxh NATO-s “sasi të madhe parash”

Më: 18 mars 2017 Në ora: 16:06
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të shtunën se ka pasur takim të shkëlqyeshëm me kancelaren gjermane Angela Merkel, por ka akuzuar Berlinin se i ka borxh NATO-s “sasi të madhe parash” dhe u ka bërë thirrje gjermanëve që t’iu paguajnë amerikanëve më shumë për mbrojtjen, të cilën ia ofron.

“Pavarësisht asaj se keni dëgjuar nga lajmet e rreme, kam pasur takim të shkëlqyeshëm me kancelaren Angela Merkel. Pa marrë parasysh këtë, Gjermania i ka borxh sasi të madhe parash NATO-s dhe SHBA duhet të paguhen më shumë për mbrojtjen shumë të fuqishme dhe të shtrenjtë, të cilën ia siguron Gjermanisë”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në rrjetin Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat