Administrata Trump do të apelojë vendimin për ndalimin e udhëtimit

Amerika

Administrata Trump do të apelojë vendimin për ndalimin e udhëtimit

Më: 18 mars 2017 Në ora: 22:12
ilustrim

Administrata e Presidentit Donald Trump ka apeluar një vendim të një gjykatësi federal që bllokoi urdhrin e rishikuar për ndalimin e udhëtimit për persona nga gjashtë vende me shumicë myslimane.

Departamenti i Drejtësisë tha të premten se do ta apelonte vendimin e gjykatësit Theodore Chuang të shtetit të Merilendit në Gjykatën e Apelit të Qarkut të Katërt në Virxhinia.

Kjo lëvizje vjen dy ditë pasi gjykata federale në Merilend dhe një tjetër gjykatë në Havai bllokoi pjesë të urdhrit të Presidentit, me arsyetimin se ishte diskriminues ndaj myslimanëve./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat