Hapet konkursi për dizajnimin e murit mes SHBA-ve dhe Meksikës

Amerika

Hapet konkursi për dizajnimin e murit mes SHBA-ve dhe Meksikës

Më: 18 mars 2017 Në ora: 23:37
ilustrim

Departamenti amerikan i Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka shpallur konkursin për hartimin konceptual të murit me Meksikën, duke sugjeruar që do të ishte ideale që muri të jetë 9 metra i lartë.

Muri i cili ndërtohet për të ndaluar emigrantët e paligjshëm që të futen në SHBA, ka ngjallur debate të shumta mes shtetit meksikan dhe SHBA-ve, por ky ka qenë njëri nga premtimet e fushatës së President Donald Trump, i cili është i vendosur për ta ndërtuar atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat