Nuk ka dëshmi për marrëveshje të fshehta të Trump me Rusinë

Amerika

Nuk ka dëshmi për marrëveshje të fshehta të Trump me Rusinë

Më: 19 mars 2017 Në ora: 19:32
Devin Nunes

Nuk ka asnjë dëshmi deri më tani se ekipi i fushatës së presidentit Donald Trump, ka pasur lidhje me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, thotë Devin Nunes një ligjvënës i lartë amerikan, njëkohësisht kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Komitetit të Inteligjencës për Fox News.

Të hënën, drejtori i FBI-së James Corney  do të dëshmojë para komitetit.

Komuniteti i zbulimit amerikan beson se hakerë rusë gjatë zgjedhjeve presidenciale kanë ndihmuar Trump për të mposhtur kundërkandidaten e tij Hillary Clinton.

Trump këto akuza i ka quajtur në mënyrë të përsëritur si të  rreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat