Lidhjet Trump-Rusi, shefat e agjencive të inteligjencës dëshmojnë sot para kongresit

Amerika

Lidhjet Trump-Rusi, shefat e agjencive të inteligjencës dëshmojnë sot para kongresit

Më: 20 mars 2017 Në ora: 08:18
Drejtori I FBI-së James Comey

Krerët e lartë të agjencive të Inteligjencës amerikane do të dëshmojnë para Kongresit për lidhjet e mundshme të Rusisë me fushatën zgjedhore të presidentit Donald Trump.

Ata gjithashtu do t’i adresojnë edhe pohimet e Trump se ky i fundit është përgjuar nga ish-presidenti Barack Obama.

Drejtori I FBI-së James Comey dhe drejtori i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës Mike Rogers do të flasin në një seancë të rrallë të hapur të komisionit të kongresit për inteligjencë.

Rusia mohon se është përpjekur qe të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa Trump i ka quajtur akuzat ‘gjueti shtrigash’, transmeton KosovaPress.

Në janar, agjencitë e inteligjencës amerikane thanë se besonin se  hakerët të mbështetur nga Kremlini kishin thyer  llogaritë e e-maileve të demokratëve të lartë, dhe ato me përmbajte  të sikletshme ishin lëshuar në publik në mënyrë që të ndihmojnë Trump  të triumfojë  ndaj Hillary Clinton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat