Ivanka Trump me zyre në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Ivanka Trump me zyre në Shtëpinë e Bardhë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 08:41
Ivanka Trump

Vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka, do të ketë një zyrë në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë një zyrtar i administratës.

Megjithatë, ajo nuk do të ketë një titull zyrtar apo pagë, gjatë kohës sa shërben në qendrën e pushtetit ekzekutiv, West Wing.

Zyrtari konfirmoi gjithashtu njoftimet e mediave se 35-vjeçarja do të ketë akses të klasifikuar në informacione.

Ajo do të ushtrojë rolin e ‘syve dhe veshëve’ të  Donald Trump  dhe t’i sigurojë këshilla, citohet të ketë thënë avokati i saj për politico.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat