Tillerson: Gruaja më bindi ta pranojë postin e Sekretarit të Shtetit

Amerika

Tillerson: Gruaja më bindi ta pranojë postin e Sekretarit të Shtetit

Më: 22 mars 2017 Në ora: 13:09
Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson, ka thënë se pranoi të marrë këtë detyrë vetëm pasi gruaja e tij arriti ta bindë.

Ish-kreu i Exxon Mobil pa përvojë të mëparshme politike, tha në një intervistë se ishte "tronditur" me ftesën.

"Unë nuk e doja këtë punë. Unë nuk po e kërkoja këtë punë," tha ai për Independent Journal Review, gjatë vizitës së tij të fundit në Azi.

"Më tha gruaja, dhe unë duhet ta bëjë këtë “, shtoi ai.

Tillerson tha se ishte gati që këtë muaj të dilte në pension, pasi kaloi më shumë se 40 vjet në gjigandin e naftës Exxon Mobil.

Ai mbush 65 vjet të enjten.

"Isha gati të kthehesha në  fermë për të qëndruar me nipërit dhe mbesat e mia”, shtoi ai pas kthimit nga Pekini në Shtetet e Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat