Koalicioni global i vendosur në luftë kundër IS-it

Amerika

Koalicioni global i vendosur në luftë kundër IS-it

Më: 23 mars 2017 Në ora: 09:36
Rex Tillerson

Koalicioni kundër IS-it u takua në Uashington. Më shumë përpjekje të përbashkëta në luftë kundër IS-it. Por planet për të luftuar terroristët e të ashtuquajturit "Shteti Islamik" të kujtojnë ato të qeverisë Obama.

Për presidentin, Donald Trump takimi i ministrave të Jashtëm të koalicionit ndërkombëtar për luftën kundër të ashtuquajturit "Shteti Islamik", IS në Uashington ishte një rast i mirë. Vërtet ky koalicion i përbërë prej 68 shtetesh u thirr nga presidenti i mëparshëm, Barack Obama në vitin 2014, por tani Trump mund të paraqesë përparimet e bëra para opinionit amerikan. Lufta kundër IS-it është një nga premtimet kryesore elektorale të tij. Një lajm i mirë erdhi ndërkohë edhe nga Gjermania, megjithëse ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel nuk mori pjesë në takim. Gjermania do të vërë në dispozicion 235 milione eruo shtesë për koalicionin ndërkombëtar kundër terrorit. Fondet do të jepen për ndihmë humanitare dhe stabilizimin e Irakut e Sirisë, tha Gabriel për gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung" të enjten.

Tillerson: Më shumë bashkëpunim

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit u shpreh vendosmëria për forcimin e përpjekjeve në luftë kundër IS-it. Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson më parë bëri thirrje në takim për më shumë përpjekje në luftë kundër milicëve terroristë. Tillerson tha se, anëtarët e koalicionit Anti-IS duhet të bëjnë më shumë se thjesht të bashkëpunojnë ushtarakish, ata duhet të zhvillojnë strategji të përbashkëta." Krahas luftës kundër IS-it kërkohet një shkëmbim më i mirë i informacioneve të shërbimeve sekrete, kooperim në kontrollet kufitare në rajon dhe koordinim të politikës së informimit. 

Në luftën kundër IS-it, ose ISIS, siç e quan Shtëpia e Bardhë ka përparime. IS po humbet gjithnjë e më shumë influencë dhe territor në Irak dhe Siri. Edhe ndikimi i luftëtarëve të huaj ka rënë. Shumë presin rimarrjen e Mosulit dhe Rakës në muajt e ardhshëm. Por strategjitë amerikanë për këto zhvillime janë përpiluar shumë kohë para ardhjes së Trumpit në pushtet. Por duhet thënë se qeveria e re nuk e ka hedhur poshtë këtë trashëgimi të paraardhësit. 

Image

Trashëgimia e Obamës kalon tek Trump

Randa Slim, eksperte në Institutin Middle East në Uashington e ka parë takimin e koalicionit Anti-Is si një mundësi të mirë për presidentin, ministrin e Jashtëm dhe atë të Mbrojtjes që t'i prezantohen opinionit botëror", thotë. "Ata duan edhe efektin politik", thekson edhe Joseph Wippl, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Bostonit dhe ish-punonjës i CIA-s. "Strategjia që prezanton Trump i ngjason asaj të Obamës, pra të mbështetet tek forcat speciale që kryejnë sulme të caktuara, si sulmi që u krye në Jemen në janar", shprehet Amanda Kadlec, analiste për sigurinë kombëtare tek "Rand Corporazion". Krahas kësaj përgatiten dhe trajnohen forcat lokale për të luftuar IS-in. 

Disa vëzhgues i cilësojnë planet e Obamës si "intensifikim" të strategjisë ekzistuese, thotë Kadelc, dhe asgjë të re. Aktualisht amerikanët kanë 500 forca speciale në Siri. Sipas një raportimi të gazetës "Washington Post", Ministria amerikane e Mbrojtjes parashikon të dërgojë edhe 1000 ushtarë të tjerë, që do të përgatisin ofensivën kundër Rakas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat