1.4 ton kokainë “Leo Messi” kapet në Peru

Amerika

1.4 ton kokainë “Leo Messi” kapet në Peru

Më: 23 mars 2017 Në ora: 15:23
Kokaina "Lionel Messi"

Lionel Messi nuk është më vetëm një emër, e aq më pak vetëm një futbollist. Kur thua Messi nënkuptohet perfeksioni, shpejtësia, taktika dhe zgjuarsia në lojë.

Tashmë emri i asit argjentinas është një brand, që nuk qëndron vetëm brenda kornizave ligjore. Me emrin e tij në mendje, trafikantët amerikano-latinë kanë quajtur cilësinë më të lartë të kokainës. 

Ajo që habiti autoritetet është se droga ishte e paketuar me ambalazhin dhe e ndarë sipas cilësisë.

Veç cilësisë “Messi”, në të gjeje edhe cilësinë “Real Madrid”. Bëhej fjalë për një dërgesë prej 1.4 tonësh, drogë e pastër të bllokuar nga autoritetet peruane këtë javë. 

Destinacioni i saj ishte Belgjika dhe nëse dërgesa do të mbërrinte në tregjet europiane do të kapte një vlerë prej 80 milionë eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat