Trump dhe Tillerson, kanë zgjedhur nr 2 të Departamentit të Shtetit, John J. Sullivan

Amerika

Trump dhe Tillerson, kanë zgjedhur nr 2 të Departamentit të Shtetit, John J. Sullivan

Beqir SINA-New York Nga Beqir SINA-New York Më 24 mars 2017 Në ora: 16:15
SHBA

Presidenti Donald Trump, pritet të emërojë këto ditë John J. Sullivan, të jetë zyrtari numëri 2, i Departamentit të Shtetit, sipas njoftimeve të disa zyrtarëve të njohur në SHBA-së, i cili mund të jet një emrimim tjetër i Administratës Trump, i shoqëruar me diskutimet.

Diplomati i karrierës, John J. Sullivan, do të zëvendësojë Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve,Tom Shannon, në një vend, që ka mbetur deri tani vakant në Departamentin e Shtetit, prej 20 Janarit, kur Administrata e re, e Presidentit Trump, mori bekimin e të dy Dhomave të Përfaqësuesve.

Z. Sullivan, 57 vjeç, fillimisht është marr prej Administratës Trump, për të qenë këshilltar i përgjithshëm i çështjeve ushtarake - Pentagonit, në fushatën e tij, njoftoi Shtëpia e Bardhë, më parë këtë muaj. 

Por në ditët e fundit zyrtarë të administratës Trump, thanë se kan vendosur që në vend të kësaj Preidenti Trump, do ta caktojë atë të jetë zëvendës Sekretar i Shtetit, që është numri 2 i Departamentit të Shtetit, thanë zyrtarët.

Z. Sullivan, në postet e larta zyrtare më të fundit u pa të ishte si një partner në zyrën e firmës ligjore Mayer Brown, në Washington D.C. ndërkohë, që ai shërbeu, gjithashtu edhe në administratën e Presidentit George W. Bush në rolet lartë në Departamentin e Tregtisë dhe Pentagonit.

Më shumë se një muaj më parë, thanë të njëjtat njoftime , zoti Trump, kishte  refuzuar kërkesën e  Sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, që të ketë zëvendës sekretar i shtetit, Elliott Abrams. Mbasi, zoti Trump, u tha se kishte mësuar se zoti Abrams, kishte qenë zë kritik ndaj zotit Trump, gjatë fushatës, tha një zyrtar republikan në kushte anonime.

Z. Sullivan, është  thirrur këto ditë prej zotit Tillerson,”ndoshta” për ti konfirmuar atij se detyra e tij është miratuar nga Shtëpia e Bardhë, si një person i njohur me punën e Departmenit të Shtetit. 

Z. Tillerson, thanë gazetarët, u takua me z Sullivan, ndërsa ata ishin duke u përgatitur për seancën e parë të takimit të mbajtur këto ditë në Washington kundra ISIS-it.

Z. Tillerson dhe Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis, kan diskutuar z Sullivan së bashku në Departamentin e Shtetit, të mërkurën, ndërsa zoti Mattis ishte në Departamentin e Shtetit për një takim të koalicionit 68-anëtarësh të luftës kundra Shtetit Islamik ISIS, theksuan burime zyrtare nga Washingtoni.

Megjithatë, njofftimet thonë zyrtarët e huaj, kanë thënë se janë duke pritur që z Tillerson, të emërojë edhe zyrtarët e tjerë, një zëvendës sekretar, sekretar asistent dhe nënsekretari të niveleve të tjera, në mënyrë, që ata mund të angazhohen në çështjet nën nivelin e tyre, nëpër botë, dhe që e kanë mbështetjen e tij dhe Administratës së Presidentit Trump, sipas rajoneve të botës.

Nën/Sekretari i Shtetit, simbas disa burimeve zyrtare, nga Washingtoni, ka për ta nisur detyrën e tij me një mision në Europë, dhe flitet për një udhëtim tepër të rëndësishëm, në Ballkan, Tiranë, Shkup, Prishtinë dhe Beograd.

Ai ka për t'u dërguar nga Departamenti i Shtetit, në një mision të lartë diplomatik, të Administratës Trump, muajin Prill në Evropë.

 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat