Protesta të reja kundër masave të kursimit në Brazil

Amerika

Protesta të reja kundër masave të kursimit në Brazil

Më: 1 prill 2017 Në ora: 13:32
Protesta

Dhjetëra mijëra brazilianë marshuan në rrugët kryesore të vendit për të protestuar kundër masave shtrënguese të parashtruara nga qeveria e presidentit Michel Temer, një formë paralajmërimi përpara grevës së përgjithshme të thirrur për t’u zhvilluar në fund të muajit prill, shprehen sindikatat.

“Sot është një ditë e re manifestimesh kundër reformës së pensioneve, kodit të punës dhe të gjitha sulmeve që qeveria Temer dhe aleatët e saj po ndërmarrin kundër klasës punëtore”, deklaroi për median Marcella Azevedo, lidere e Lëvizjes së Grave, përkrah studentëve. profesorëve, sindikatistëve dhe përkrahësve të së majtës që parakaluan në rrugët e San Paolos.

Protesta u zhvilluan gjithashtu në Brazilia, Rio de Zhaneriro, Belo Horizonte dhe në disa qytete të tjera të mëdha të vendit.

Dhjetëra mijëra brazilianë shprehën edhe më herët indinjatën e tyre më 15 mars në të gjithë vendin, veçanërisht kundër projektit për reformën e pensionev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat