112 të vdekur në Kolumbi pas vërshimeve

Amerika

112 të vdekur në Kolumbi pas vërshimeve

Më: 1 prill 2017 Në ora: 19:30
Vershimet ne Kolumbi

Një shkarje dheu në provincën jugperëndimore të Kolumbisë, Putumayo ka bërë që balta të vërshojë nëpër shtëpi, duke lënë të vdekur së paku 112 persona.

Shirat e dendura kanë shkaktuar që disa lumenj të dalin nga shtrati, duke vërshuar nëpër rrugët dhe shtëpitë e qytetit Macao të provincës Putumayo, njofton The Telegraph.

Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos ka konfirmuar se të paktën 112 persona janë vrarë, pasi shirat e forta shkaktuan një ortek me baltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat