Të paktën 254 të vdekur nga përmbytjet në Kolumbi

Amerika

Të paktën 254 të vdekur nga përmbytjet në Kolumbi

Më: 1 prill 2017 Në ora: 23:40
Kolumbi

(E plotësuar) - Forcat e sigurisë në Kolumbi thonë se janë në kërkim të qindra njerëzve të zhdukur nga rrëshqitja që lanë të paktën 254 persona të vdekur.

Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë rreth 1100 forca të ushtrisë dhe të policisë.

Shirat e mëdha përmbytën qytetin MoCoa në jug perëndim të vendit, duke detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në një deklaratë ushtria tha se ka pasur të paktën 400 persona të plagposur dhe mbi 200 të zhdukur

Grupet e shpëtimit po punojnë gjithashtu që të ndihmojnë anëtarët e familjeve që të kontaktojnë me njëra-tjetrën.

Ndërkohë mes të zhdukurve ka edhe fëmijë.

Shkon në 200 numri i të vdekurve në Kolumbi

Deri më tani janë gjetur trupat e 200 persona që kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi, kurse qindra persona tjerë raportohen të lënduar apo të zhdukur .

Presidenti i vendit, Juan Manuel Santos, i cili i ka vizituar vendet e prekura nga tragjedia, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të rritet,  duke pasur parasysh se kërkimet janë duke vazhduar për të gjetur personat që konsiderohen ende të zhdukur.

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, ku është shkaktuar dalja e lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitja e dheut.

Po ashtu autoritetet kanë njoftuar edhe për lëndimin e qindra personave, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave të zhdukur. Pjesa më e goditur është Jugu i Kolumbisë, duke përfshirë edhe disa pjesë të Perusë dhe Ekuadorit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat