6 shtete të Amerikës së Jugut deklaratë të përbashkët: Të rikthehet rendi në Venezuelë

Amerika

6 shtete të Amerikës së Jugut deklaratë të përbashkët: Të rikthehet rendi në Venezuelë

Më: 2 prill 2017 Në ora: 08:49
Protestat në Venezuelë

Gjashtë shtete të Amerikës së Jugut dënuan sot prishjen e rendit demokratik në Venezuelë dhe kërkuan rivendosje sa më të shpejtë, në një deklaratë të përbashkët të publikuar në Buenos Aires.

Argjentina, Brazili, Kili, Kolumbia, Uruguaji dhe Paraguaji anëtarë të Bashkimit të Kombeve të Amerikës Jugore (Unasur) protestuan kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Drejtësisë (Gjykata e Lartë e Venezuelës, në favor të presidentit socialist Nicolas Maduro për t’i atribuar kompetencat e Parlamentit, i kryesuar nga opozita.

“Lëshojmë një thirrje për rivendosje sa më të shpejtë të rendit demokratik në këtë vend, në të mirë të popullit të Venezuelës”, deklaruan gjashtë shtetet në një deklaratë të përbashkët.

Dokumenti dënon situatën e krijuar nga vendimi i Gjykatës Supreme të Drejtësisë së Venezuelës që prek Asamblenë Kombëtare të këtij vendi dhe deputetët e zgjedhur nga vota popullore në dhjetorin e 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat