Mbështetje e fortë për Trump në Mohave të Arizonës

Amerika

Mbështetje e fortë për Trump në Mohave të Arizonës

Më: 3 prill 2017 Në ora: 07:45
ilustrim

Në komunën Mohave të shtetit Arizona, një zonë rurale e perëndimit amerikan, afro tre në katër njerëz votuan për zotin Trump në zgjedhjet e nëntorit, më shumë se çdo komunë tjetër e atij shteti. Banorët thonë se Presidenti Trump po ngre vlerat amerikane dhe se ai ka politika të mira biznesi.

Sam Scarmardo është pronar i një dyqani armësh dhe poligon qitjeje, ku mund të blihen armë të fuqishme. Ky qytet i vogël në Arizona është koservator dhe mbështetës i presidentit Trump.

“Ka raste kur është bombastik, por pas komenteve bombastike ka mendim të thellë se çfarë do ta bëjë Amerikën përsëri madhështore, gjë që kemi nevojë ta bëjmë”.

Ai thotë se zoti Trump është mbështetës i traditave amerikane, si e drejta e armëmbajtjes.

Zoti Scarmardo shet dhe jep armë me qera, përfshirë ato automatike. Atë e shqetësojnë shumë gjëra.

“Imigracioni është e para. Në qytete kemi të papunë ose njerëz me paga të ulëta që nuk mund të ushqejnë familjet dhe kemi një fluks të tmerrshëm të të ardhurve të paligjshëm.”

Një herë në javë ai mblidhet për mëngjes me votues të tjerë republikanë, ku biseda kalon nga çështjet lokale tek Presidenti Trump. Ata janë mbështetës të palëkundur. Në këtë komunë gjendet liqeni Havasu dhe ura e vjetër e Londrës e sjellë këtu në vitin 1971.

Por qyteti ka probleme ekonomike. Një mbështetës, Gordon Groat, shpreson që zoti Trump të mos i përkeqësojë marrëdhëniet me shtetin fqinj, Meksikën.

“Do të thotë marrëdhënie të tensionura me hemisferën Perëndimore pëmes Amerikës Latine. Kjo u hap rrugën vendeve si Kina që të ushtrojnë fuqinë e tyre financiare në rajon.”

Këta votues thonë se zoti Trump i kupton vlerat perëndimore të biznesit amerikan. Edhe pse të tjetër e kritikojnë, ata i mirëpresin ndryshimet e shpejta që po vënë re në Uashington./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat