"Washington Post" pohon se ka pasur takim "të fshehtë" amerikano-rus në EBA

Amerika

"Washington Post" pohon se ka pasur takim "të fshehtë" amerikano-rus në EBA

Më: 5 prill 2017 Në ora: 08:46
Ilustrim

Gazeta amerikane "Washington Post" pohon se në janar të këtij viti, ka pasur "takim të fshehtë" midis një biznesmeni amerikan, simpatizues i Donald Trampit dhe një rusi, i afërt me presidentin, Vlladimir Putin.

Takimin e kanë organizuar Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ndërsa sipas gazetës, qëllimi i këtij takimi "të fshehtë" dhe bisedimeve, ka qenë të sigurohet "kanal dytësor" për komunikim midis Moskës dhe presidentit të sapozgjedhur amerikan.

Bisedimet e bashkëbiseduesve të paermëruar, janë mbajtur nëntë ditë para inaugurimit të presidentit të ri.

Zbulimi i gazetës vjen në kohën e hetimeve veç më të nisura të FBI-së dhe të Kongresit amerikan, rreth asaj se ka pasur përzierje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale prej nëntorit të vitit të kaluar, si dhe për lidhjet dhe komunikimin e personave të ekipit të Trampit, gjatë fushatës, me funksionarë rusë dhe agjentë.

Që nga viti 2015 FBI i ka theksuar, Viktor Podobni si dhe Igor Sporishev dhe Evgenij Burjakov, si tre operativët e agjencisë ruse për zbulim - SVR.

Sipas mediave në SHBA, për Podobni dihet se është takuar me persona të cilët më vonë janë gjetur në ekipin e këshilltarëve politik për fushatën zgjedhore të Trampit për president.

Në mars të vitit 2016, kjo "treshe ruse" është shpallur fajtore, për shkak të komplotimit të spiunimit në dobi të Rusisë.

FBI nuk ka arritur t'i arrestojë Podobni dhe Sporishev, pasi që në ndërkohë e kanë braktisur SHBA-në, por anëtari i tretë Burjakov është mbyllur, ndërsa më pas edhe është dënuar me 30 muaj burg. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat