Rrëzohet aeroplani luftarak F-16 në Washington!

Amerika

Rrëzohet aeroplani luftarak F-16 në Washington!

Më: 5 prill 2017 Në ora: 16:41
Ilustrim

Një aeroplan luftarak i tipit F-15, është rrëzuar dy milje larg bazës ushtarake “Andrees” në Washington DC.

Të paktën një person është katapultuar nga aeroplani, ndërsa ekipet e shpëtimit e kanë lokalizuar pilotin të cilin e kanë shpëtuar.

“Piloti ka arritur me sukses të katapultohet dhe të zbret i sigurt në tokë, ndërsa ekipet e shpëtimit e kanë lokalizuar dhe marrë më vete”, kanë bërë të ditur zyrtarë të forcave ajrore amerikane.

Sipas tyre aeroplani F-16 ishte në një mision trajnimi, dhe është rrëzuar në një zonë malorë në Clinton të Maryland-it. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat