Trump garonton Japoninë për ballë kërcënimit të Koresë së Veriut

Amerika

Trump garonton Japoninë për ballë kërcënimit të Koresë së Veriut

Më: 6 prill 2017 Në ora: 20:24
ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donlad Trump përmes një telefonate të zhvilluar sot me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, i ka dhanë garanci Japonisë për ballë kërcënimit që i vie nga Koreja e Veriut.

Sipas raporton agjencisë së lajmeve Kyodo, thuhet se SHBA-ja është dhe do të qëndrojë përkrah Japonisë dhe Koresë së Jugut, përballë kërcënimit të Koresë së Veriut.

Sipas një njoftimi të bërë nga zyra e Abe, thuhet se dy liderët kanë diskutuar për çështjen e testeve raketore të kryera nga Koreja e Veriut, ku Trump dhe Abe kanë theksuar se ato janë një kërcënim serioz për Japoninë.

"SHBA-ja do të vazhdojë të koordinojë me aleatët e tjerë ndërkombëtar hapat që do të hidhen nga Japonia në lidhje me Korenë e Veriut", thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat