Pamje nga sulmet ajrore të Amerikës ndaj Bashar al-Assadit

Amerika

Pamje nga sulmet ajrore të Amerikës ndaj Bashar al-Assadit

Më: 7 prill 2017 Në ora: 08:36
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një ofensivë ajrore ndaj Sirisë, ku si objektiv i sulmeve ishte aeroporti ushtarak sirian "Al-Shayrat".

Pentagoni ka publikuar pamjet e para të sulmeve ajrore  ndaj caqeve ushtarake siriane të presidentit Bashar al Assad.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën një ofensivë ajrore ndaj Sirisë, ku si objektiv i sulmeve ishte aeroporti ushtarak sirian "Al-Shayrat". 

Zyrtarët amerikanë thanë se SHBA goditën me 56 raketa tomahok objekte të qeverisë siriane si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në Siri që la dhjetra të vrarë dhe qindra të plagosur. Sulmi filloi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, sipas orës siriane, ose 03:40 sipas orës shqiptare.

Presidenti amerikan Donald Trump mbajti mbrëmë një fjalim të shkurtër përpara mediave në Florida, ku njoftoi se kishte dhënë urdhër për goditje ushtarake kundër një baze ajrore në Siri, nga e cila ishin ndërmarrë sulme me armë kimike. Ai tha se nuk ka diskutim që Siria përdori armë kimike, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare.

Presidenti tha se "është në interesin jetik kombëtar të SHBA të parandalojnë dhe të frenojnë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike vdekjeprurëse."

Bashar al-Assadi, tha zoti Trump, u mori jetën njerëzve të pashpresë.

Presidenti Trump tha se u bënte thirrje vendeve të qytetëruara të bashkoheshin në përpjekjet për të ndalur gjakderdhjen në Siri dhe për t'i dhënë fund grupit Shteti Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat