Çfarë lloji i raketave u përdorën në Siri?

Amerika

Çfarë lloji i raketave u përdorën në Siri?

Më: 7 prill 2017 Në ora: 08:59
Rreth 60 raketa amerikane të tipit tomahawk, kanë sulmuar anijet luftarake në Detin Mesdhe, duke pasur në shënjestër bazën ajrore Shatrat në perëndim të Sirisë.

Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar një bazë ajrore siriane në orët e para të 7 prillit, në përgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës me armë kimike ndaj civilëve më herët gjatë kësaj javë, për të cilin, e kanë fajësuar qeverinë siriane.

Rreth 60 raketa amerikane të tipit tomahawk, kanë sulmuar anijet luftarake në Detin Mesdhe, duke pasur në shënjestër bazën ajrore Shatrat në perëndim të Sirisë. SHBA thotë se në këto sulme janë goditur stacione të aeroporteve, avionë, radarë dhe stacione të karburantit.

Komandanti ajror amerikan në pension , Dai Whittingham ka njoftuar se është e mundshme që raketat Tomahawk që janë përdorur kundër caqeve të Bashar al-Assadit ishin “me vlerë mbushje prej 1000 lbs (453.59237 kg) dhe tha se ato ishin “me rreze të gjata dhe jashtëzakonisht të sakta”, raporton BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat