Uruguai, shteti i parë në botë që do të shesë kanabis në farmaci

Amerika

Uruguai, shteti i parë në botë që do të shesë kanabis në farmaci

Më: 9 prill 2017 Në ora: 14:29
Ilustrim

Vendi i Amerikës së Jugut do të jetë shteti i parë në botë i cili lejon që kanabis të shitet ligjërisht dhe që nga muaji korrik në mënyrë zyrtare ai do të fillojë të shitet në farmaci.

Ky veprim është vënë në lëvizje që në vitin 2013, me një ligj i cili legalizonte plotësisht tregtinë e kanabisit. Megjithatë, ai ka qenë një proces i ngadaltë për të vendosur ligjin në praktikë.

“Kanabis do të shpërndahet në farmaci duke filluar që nga muaji korrik,”-tha asistenti i Presidentit, Juan Andres Roballo në një konferencë për shtyp.

Qeveria ka bërë tashmë një marrëveshje me 16 barnatore, por shpresojë të nënshkruajë edhe më shumë, përfundoi Roballo.

Ligji kërkon që blerësit duhet të regjistrohen në një regjistër kombëtar, i cili do të jetë në funksion që nga data 2 maj. Çmimi  do të jetë 1.30 dollarë për gram,shkruan BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat