Kaliforni: Detaje nga sulmi në shkollën fillore

Amerika

Kaliforni: Detaje nga sulmi në shkollën fillore

Më: 10 prill 2017 Në ora: 21:07
Pamje nga sulmi

Dy persona duke përfshirë edhe një mësues kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në San Bernardino.

Sulmuesi hyri në shkollën fillore në 10:25 të mëngjesit, duke hapur zjarr në një nga klasat e shkollës.

Sulmuesi dhe mësuesi u vranë dhe dy studentë u dërguan në spital. Gjendja e tyre ende nuk dihet.

Shefi i policisë në San Bernardino, Jarrod Burguan tha se incidenti duket të jetë një “vrasje dhe vetëvrasje”.

NBC raporton se sulmuesi shkoi në shkollë për të zgjidhur një mosmarrëveshje familjare me mësuesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat