Presidenti amerikan Donald Trump duket i vendosur sa i takon të ardhmes së Sirisë.
“Në rast se përsëriten edhe njëherë sulmet me armë kimike kundër popullatës civile, atëherë mbeten të hapura opcionet të kufizuara ushtarake kundër Sirisë,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer të hënën.
SHBA është e bindur se në arsenalin e armëve të regjimit sirian ka akoma armë kimike, por ata nuk mund të sulmohen pasi nga shpërthimi i tyre mund të shkaktonte dëme edhe te popullata civile. /Bota sot