Amerika prezanton avionin e ri luftarak

Amerika

Amerika prezanton avionin e ri luftarak

Më: 13 prill 2017 Në ora: 12:01
Avioni luftarak

Forca Ajrore e SHBA-së ka testuar një avion luftarak F-16 i cili mund të “mendojë” dhe luftojë vetë, të cilin zyrtarët e kanë quajtur si një arritje të madhe teknologjike.

F-16 jo vetëm që planifikoi dhe ekzekutoi një mision në terren në mënyrë të pavarur, por avioni eksperimental reagoi dhe iu përshtat pengesave të paparashikuara gjatë rrugës, thanë zyrtarët ushtarakë.

Kjo arritje është pjesë e planit të Forcës Ajrore për të pasur më shumë avionë luftarakë autonomë, të cilët veprojnë si shokë krahu për pilotët e tjerë që fluturojnë në avionë të ndryshëm.

Sipas Business Insider, avioni është i fuqizuar me Inteligjencë Artificiale, kështu që pilotët të mund të fokusohen më shumë në taktikat e ajrit gjatë luftimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat