Dollari dobësohet pas deklaratës së Trump

Amerika

Dollari dobësohet pas deklaratës së Trump

Më: 13 prill 2017 Në ora: 17:53
Dollari

Dollari të enjten në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie në shkallën më të ulët në dy javët e fundit kundrejt valutave më të fuqishme botërore, pasi që presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se dollari mbetet tepër i fortë dhe dëshiron që shkalla e kamatës të mbetet minimale.

Indeksi i dollarit, i cili mat vlerën e valutës amerikane ndaj gjashtë valutave tjera botërore, ka rrëshqitur 0,6 për qind sot në tregtimin në tregjet evropiane dhe është në rrugë që të jetë humbësi më i madh për më shumë se tri javët e fundit.

Dollari është stabilizuar megjithatë në  rreth 109 jenë, pasi në tregun aziatik për një moment rrëshqiti në nivelin më të ulët në pesë muajt e fundit prej 108,73 jenë.

Euro në këtë mënyrë tregtohej me 1,0653 dollarë, që do të thotë se ka rrëshqitur  0,1 për qind në krahasim me një ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat