Amerika teston me sukses bombën e re bërthamore

Amerika

Amerika teston me sukses bombën e re bërthamore

Më: 14 prill 2017 Në ora: 22:11
ilustrim

NNSA dhe Forcat ajrore të SHBA-së kanë testuar me sukses një bombë të re bërthamore në aeroportin ushtarak të Nevada.

Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore ka bërë të ditur se i gjithë testimi ka rezultuar i suksesshëm.

Ky testim ka pasur si synim të vlerësojë funksionet e kësaj bombe dhe aftësinë e avionëve F-16 që të arrijnë me sukses në shenjë.

B61-12 është një version i modernizuar i bombës B61 që është baza e armëve bërthamore në Amerikë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur dëshirën që ta modernizojë arsenalin bërthamor të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat