Meksikë, lufta e drogës “ngjitet në qiell”

Amerika

Meksikë, lufta e drogës “ngjitet në qiell”

Më: 15 prill 2017 Në ora: 00:29
ilustrim

Lufta për drogën në Meksikë është ngjitur në qiell. Pavarësisht se Meksika është një vend i njohur për masakrat makabre që u atribuohen karteleve të drogës, këtë javë në vendin latin janë verifikuar një sërë eventesh që sugjerojnë se konfliktet po arrijnë në kufij të rinj.

Në orët e para të agimit, një avion në fluturim mbi Eldorado, në shtetin bregdetar të Sinaloas, filloi të hidhte trupa. Të paktën 3 trupa u përplasën nga ajri në tokë, njëri prej të cilëve ra mbi çatinë e një klinike mjekësore. 

Personi ishte gjysmë i veshur, me shenja torture në trup dhe me një thes në kokë, raportojnë mediat meksikane. 

Eldorado ndodhet në jug të Kuliacanit, kryeqyteti i shtetit ku lufta për kontrollin e drogës është përshkallëzuar që nga arrestimi vitin e kaluar të Joachim “El Chapo” Guzman dhe ekstradimit të tij në SHBA në janar 2017. 

Kartelet rivale po luftojnë për marrjen nën kontroll të aktivitetit në Sinaloa dhe shtete të tjera meksikane. Rreth 900 ushtarë meksikanë janë vendosur në zonë në përpjekje për të rivendosur sigurinë. 

Dy ditë para se trupat të binin nga qielli, një helikopter hodhi disa qindra letra që u pagëzuan me emrin narko-broshura, në një periferi në lindje të Qytetit të Meksikës. 

Kjo mënyrë e veçantë propagande u filmua nga kalimtarë të rastit me telefonët e tyre celularë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan fletushkat të mbushnin rrugët dhe helikopterin që fluturonte mbi kokët e njerëzve./tch
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat