Trump: Mediat e rreme janë bërë edhe më keq që nga zgjedhjet

Amerika

Trump: Mediat e rreme janë bërë edhe më keq që nga zgjedhjet

Më: 17 prill 2017 Në ora: 21:12
“Cicërima” e Trump vjen në kohën e konfrontimeve me Sirinë dhe Korenë Veriore.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka deklaruar të hënën se 90 ditët e para të presidencës së tij i janë ekspozuar dështimit total të tetë vjetëve të kaluara të politikës së jashtme.

“Kjo është më së e vërtetë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetin Twitter.

“Cicërima” e Trump vjen në kohën e konfrontimeve me Sirinë dhe Korenë Veriore.

Shefi i shtetit më të fuqishëm botëror nuk ka kursyer mediat amerikane, duke i quajtur edhe një herë si të rreme.

“Mediat e rreme janë bërë edhe më keq që nga zgjedhjet. Çdo storie ka një tatëpjetë të keqe. Ne duhet t’i mbajmë ato rreth së vërtetës”, ka shkruar ai në një “cicërimë” tjetër në Twitter, shkruan USA Today.

Është e paqartë se për cilat storie, apo për cilën storie iu referohet presidenti Trump si të pavërteta. Ai, po ashtu, nuk i është referuar asnjë mediumi amerikan në akuzën e tij për plasimin e lajmeve të rreme.

Ndryshe, Trump edhe gjatë fushatës i ka quajtur disa media amerikane si “të rreme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat