Trump takohet me Papën gjatë vizitës në Itali?

Amerika

Trump takohet me Papën gjatë vizitës në Itali?

Më: 19 prill 2017 Në ora: 21:35
Presidenti amerikan Donald Trump

Shtëpia e Bardhë, të mërkurën, ka përmendur takimin e mundshëm të presidentit amerikan Donald Trump me Papa Françeskun me rastin e vizitës së shefit të shtetit amerikan në Itali, muajin e ardhshëm, por ende asgjë nuk është e definuar.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spajser tha se do të kontaktojnë Vatikanin për të ditur nëse është i mundshëm të caktohet audienca te Papa, transmeton AFP.

Presidenti amerikan do të marrë pjesë në samitin e udhëheqësve të vendeve të G7 më 26 dhe 27 maj, në Taormini në Sicili, pas samitit të NATO-s në Bruksel.

Papa Françesku dhe Donald Trump, derisa ishte kandidat për zgjedhjet republikane, ishin takuar në shkurt të vitit 2016. “Personi që dëshiron të ngrisë mure dhe jo ura, nuk është i krishterë”, kishte thënë Papa kohë më parë, duke zemëruar miliarderin amerikan, për shkak se, sipas tij, një udhëheqës fetar kishte sjellë në pyetje besimin e një personi tjetër.

Trump kishte kritikuar Papën, kur ai kishte thënë se nuk i kupton problemet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat