Trump paralajmëron demokratët: ‘Obamacare’ do të vdes pa para të gatshme

Amerika

Trump paralajmëron demokratët: ‘Obamacare’ do të vdes pa para të gatshme

Më: 23 prill 2017 Në ora: 18:53
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, paralajmëroi demokratët të dielën se ‘Obamacare’ është në telashe dhe nuk do të mbijetonte pa fonde qeveritare, duke iu referuar mundësisë së dhënies fund të subvencioneve federale për të ndihmuar njerëzit me të ardhura të ulëta të kenë sigurim shëndetësor.

"Obamacare’ është në vështirësi serioze. Nevojiten  para të mëdha për ta mbajtur atë, përndryshe ajo vdes shumë më shpejt se çdokush do të kishte menduar", tha Trump në një postim në Twitter. Republikanët duan të shfuqizojnë Aktin ‘ Affordable Care 2010’, por nuk kanë rënë dakord për një zëvendësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat