Një tërmet 6,1 ballë Rihter godet pjesën qendrore të Kilit

Amerika

Një tërmet 6,1 ballë Rihter godet pjesën qendrore të Kilit

Më: 23 prill 2017 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter goditi sot zonën qendrore të Kilit, pa shkaktuar viktima dhe as dëme materiale, njoftoi Zyra kombëtare e urgjencave (Onemi).

Tërmeti ndodhi në orën lokale 23:36 (02:36 GMT), rreth 48 kilometra në perëndim të portit Valparaiso dhe në një thellësi prej 10 kilometrash”, shtoi Zyra kombëtare e urgjencave (Onemi).

“Asnjë viktimë dhe dëme në shërbimet bazike dhe infrastruktura nuk u njoftua”, nënvizoi Onemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat