Presidenti i Venezuelës bën thirrje për bisedime me opozitën

Amerika

Presidenti i Venezuelës bën thirrje për bisedime me opozitën

Më: 24 prill 2017 Në ora: 08:22
ilustrim

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro i ka bërë thirrje opozitës që të rifillojnë bisedimet.

Ai tha gjithashtu se ishte për mbajtjen e zgjedhjeve  lokale në vend.

Komentet e tij  vijnë pas paralajmërimeve për mbajtjen e një tjetër proteste të hënën, pas tri javësh protestash të tensionuara në të gjithë vendin.

Demonstruesit kanë bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në vitin e ardhshëm p dhe largimin e presidentit Maduro, shkruan BBC.

Negociatat e vitit të kaluar midis opozitës dhe qeverisë u prishën kur opozita akuzoi  Maduron për shkelje të marrëveshjeve dhe përdorimin e bisedimeve për të përfituar kohë.

Duke folur të dielën, Maduro miratoi idenë e zgjedhjeve për kryetarët e komunave dhe guvernatorët e shtetit, por nuk përmendi  votim në nivel presidencial.

"Zgjedhjet - po, tani dua zgjedhje," tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat