SHBA: “Pikëllim i thellë” për vrasjen e monitoruesit amerikan

Amerika

SHBA: “Pikëllim i thellë” për vrasjen e monitoruesit amerikan

Më: 24 prill 2017 Në ora: 18:42
Pamje e automobilit të pjesëtarëve të misionit monitorues të OSBE-së në pjesën lindore të Ukrainës, që dje ka hasur në një minë

Departamenti amerikan i shtetit tha se ishte i “shokuar” me vrasjen e një shtetasi amerikan, që ka shërbyer në misionin monitorues të OSBE-së në zonën e konfliktit në Ukrainë dhe i ka bërë thirrje Rusisë, që ta shfrytëzoj ndikimin e saj për të lejuar hetime të plota.

Në deklaratën e publikuar mbrëmë vonë, Departamenti i shtetit ka theksuar se ishte “i shokuar dhe thellë i pikëlluar” për vdekjen e shtetasit amerikan, “kur makina e tij është qëlluar nga eksplodimi në territorin e kontrolluar nga separatistët”.

Misioni monitorues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), mbrëmë ka njoftuar se makina e anëtarëve të misionit të saj vëzhgues në pjesën lindore të Ukrainës, ka hasur në minë dhe pos vrasjes së njërit pjesëtar, dy të tjerë janë plagosur.

Emri i amerikanit të vrarë është Joseph Stone, ka njoftuar sot OSBE-ja. Dy vëzhgueesit e tjerë që janë plagosur – një femër gjermane dhe një mashkull nga Çekia, janë liruar nga një spital në Luhansk dhe janë transferuar në Kiev.

Nga konflikti i armatosur në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia, prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 9,900 vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat