New Orleans, fillon heqja e statujave me simbolikë raciste

Amerika

New Orleans, fillon heqja e statujave me simbolikë raciste

Më: 25 prill 2017 Në ora: 05:28
New Orleans

Qyteti New Orleans, në shtetin jugor amerikan të Luizianës, ka filluar heqjen e katër monumenteve që i përkasin periudhës së ndarjes racore në të shkuarën.

Punëtorët filluan heqjen e memorialit të parë, i cili përkujton një lëvizje të të bardhëve për të rrëzuar qeverinë e parë të krijuar në New Orleans me përfaqësues të të dyja racave, pas përfundimit të Luftës Civile Amerikane.

Zyrtarët vendosën që procesi i heqjes të kryhej gjatë orëve të natës për të shmangur përplasjet me kundërshtarët.

Këshilli i New Orleans, i përbërë nga një shumicë afrikano-amerikane, votoi që në vitin 2015 për heqjen e statujave, por beteja të ndryshme ligjore e kishin vonuar procesin.

Pas marrjes së vendimit, pati edhe kërcënime me vdekje, duke i detyruar punëtorët të veshin jelekë antiplumb dhe helmeta.

Tre statujat e tjera që do të hiqen në vazhdim, përkujtojnë Presidentin e entitetit rebel të Konfederatës së Shteteve Amerikane, si dhe dy gjeneralë të mirënjohur të asaj Konfederate./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat