Ditari i Kennedyt shitet 718 mijë dollarë

Amerika

Ditari i Kennedyt shitet 718 mijë dollarë

Më: 28 prill 2017 Në ora: 11:03
John F. Kennedy

Ditari i presidentit të 35-të të SHBA-së, John F. Kennedy, të cilin ai e ka mbajtur gjatë kohës së fundit të Luftës së Dytë Botërore, u shit në një ankand të hapur për 718 mijë dollarë.

Lajmi është bërë publik në faqen zyrtare të qendrës së shitjeve me ankand, RR Auction.

John F. Kennedy i cili punonte për gazetën “Hearst” në vitin 1945, ka mbajtur një ditar prej 61 faqesh gjatë detyrës së tij.

Çmimi në hapjen e këtij ankandi ishte 200 mijë dollarë, ndërsa shitja e tij u realizua për shumën 718 mijë dollarë.

Image
Ditari i John F. Kennedy
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat