Trump: Mendoja se do të ishte më e lehtë

Amerika

Trump: Mendoja se do të ishte më e lehtë

Më: 28 prill 2017 Në ora: 17:25
Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump foli me tone nostalgjike ndërsa reflektonte mbi 100 ditët e tij të para në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, ai tha se i pëlqente shumë jeta që bënte më parë. Merresha me aq shumë gjëra, tha ai.

Presidenti tha se tani i duhet të bëjë më shumë punë se sa në jetën e mëparshme. Mendoja se do të ishte më e lehtë, tha ai.

Presidenti Trump shprehu gjithashtu keqardhje për humbjen e privatësisë dhe e përshkroi jetën në Shtëpinë e Bardhë si brenda një guacke të vogël.

Ai tha se do të donte të shihte një zgjidhje diplomatike të tensioneve në rritje me Korenë e Veriut, por paralajmëroi se ka mundësi që SHBA të përfshihen në një konflikt “shumë, shumë të madh” me atë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat