Këshilli i Sigurimit: SHBA po kërkon sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

Amerika

Këshilli i Sigurimit: SHBA po kërkon sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

Më: 28 prill 2017 Në ora: 21:58
Këshilli i Sigurimit

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson ka kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut.

Tillerson i cili kryesoi takimin e sotëm, tha se komuniteti ndërkombtar duhet të rris izolimin financiar ndaj Koresë së Veriut, për të vendosur sanksione ndaj organizatave që mbështesin programet bërthamore dhe të raketave.

Ai shtoi se SHBA nuk do të ngurrojë që të ndëshkojë vendet e tjera që mbështesin aktivitetin e paligjshëm të Phenianit.

Madje Tillerson u bëri thirrje vendeve tjera që ulin nivelin e mardhënineve diplomatike me shtetin e Koresë së Veriut.

Ai tutje shtoi se pret edhe hapa tjerë konkretë nga Kina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat