Në prag të Luftës së Tretë, zbulohet skuadra e droneve vrasëse të Trump, mund të zhduk gjithçka!

Amerika

Në prag të Luftës së Tretë, zbulohet skuadra e droneve vrasëse të Trump, mund të zhduk gjithçka!

Nga: N.E Më: 29 prill 2017 Në ora: 21:52
Donald Trump ka një ushtri të fuqishme të dronëve për ta përdorur në rast shpërthimi të Luftës së Tretë Botërore

Amerika ka vendosur përfundimisht një flotë me dron mes tyre dhe Koresë së Jugut në mënyrë që t’i shoh tensionet e Kim Jong-ut, të cilët kohëve të fundit janë ngritur.

Dronet janë të njohura me emrin Grey Eagle dhe janë projektuar për të lëshuar raketa Hellfire, dhe  janë vendosur 180 km larg Seulit, veprim ky pas kërcënimeve të koreano-veriorëve, transmeton "Bota sot".

Programet e droneve të bëra nga Amerika, janë vetëm një nga armët vdekjeprurëse që Presidenti Trump i ka vendosur përballë ndonjë konflikti të mundshëm. Këta  gjithnjë e më shumë janë përdorur si arma e zgjedhur në luftën kundër terrorit në Afganistan dhe Lindjen e Mesme, pasi që kanë aftësi për të hedhur bomba me saktësi.

Përderisa, Obama ka toleruar veprimet e Koresë së Veriut deri në një masë, Trump ka vendosur ka ndryshuar qasje dhe ka vendosur t’iu përmbahet rregullave strikte sa i përket programit bërthamor të tyre, gjë që kjo ka sjellë shqetësime tek kritikët.

Kurse, sipas ekspertëve me vendosjen e  avionëve  200 km larg Koresë së Veriut paraqitet një rrezik në qëndrim.

Zëdhëndësi i departamentit të shtetit, Mark Toner, thotë se këto drone janë masa mbrojtëse dhe përgjigje ndaj të tjerëve.

"Përveç  mbrojtjes nga sistemi raketor Thad, këto [dronet] janë masa mbrojtëse që janë një përgjigje ndaj asaj që ne - dhe nga 'ne' dua të them Korenë e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë - të shihet si një kërcënim i vërtetë dhe i besueshëm për sigurinë tonë. " ka thënë Toner.

Image

Ndërsa, eksperti i armëve bërthamore të Koresë së Veriut, Xhefri Lewis  ka thënë se Trump duhet ta ketë të qartë se avionët nuk duhen të armatosen, ose përndryshet rrezikojnë hakmarrjen.

“ Ajo që koreanët e veriut kanë më shumë frikë është se ne do ta vrasim Kim Jong-un, do t’ia presim kokën dhe… që do të forcojnë stimujt e tyre për të siguruar që komandantët e nivelit të ulët do të kenë aftësinë për të përdorur armë bërthamore”  ka thënë Lewis për “Guardian”

Por,  shteti  komunist thuhet se ka një program për armatim vdekjeprurës pasi  kanë dalë fotografitë e fshehta  brenda vendit.

Kurse dëshmitarët okularë thonë se ata u ndaluan për të lejuar që avioni të dilte përpara tyre gjatë vizitës pranë DMZ në 2015.

Sipas një burimi të medias, kur është  afruar kanë parë që avioni ishte pa pilot.

"Kur u afrua, u bë e qartë se avioni ishte një mjet ajror pa pilot."

Me rënien e nënës së të gjitha bombave, Amerika edhe njëherë ka treguar fuqinë e saj ushtrake./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat