Teksasi goditet nga tornado të shumtë, dhjetra të vdekur e të lënduar

Amerika

Teksasi goditet nga tornado të shumtë, dhjetra të vdekur e të lënduar

Më: 30 prill 2017 Në ora: 10:53
Pamje nga tornado, Teksas

Të paktën pesë persona kanë vdekur pasi disa tornado të fuqishme goditën Teksasin mbrëmjen e të shtunës, raporton televizioni amerikan “ABC News”.

Kapiteni Brian Horton tha se numri i viktimave "mund të rritet djeshëm gjatë ditës së sotme sepse ka ende shumë njerëz të humbur ".

Vdekjet ndodhën në zonën e Kantonit, që ndodhet rreth 50 milje në lindje të Dallasit.

Tre spitalet e zonës kanë mjekuar të paktën 48 pacientë dhe një person ndodhet në gjendje kritike, sipas autoriteteve amerikane.

Image
Pamje nga tornado, Teksas

Tornadot kanë shkaktuar "dëme masive" në të gjithë qarkun, duke përfshirë edhe disa shtëpi  totalisht të shkatërruara, tha komisioneri i qarkut Virgin Melton, duke shtuar se pemët dhe linjat e energjisë elektrike janë ndërprerë.

"Ka mbeturina kudo," tha ai.

Videot dhe fotot e postuara në mediat sociale treguan gjithashtu makina të përmbysura dhe kamionë të përmbyrur dhe shtëpi të rrafshuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat