McMaster: Putin po vepron ‘kundër inetersave të popullit të tij’

Amerika

McMaster: Putin po vepron ‘kundër inetersave të popullit të tij’

Më: 1 maj 2017 Në ora: 16:19
Gjenerallejtënant, H.R. McMaster

Këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, gjenerallejtënant H.R.McMaster, tha se presidenti i Rusisë Vladimir Putin “po vepron kundër interesave të qytetarëve rusë me marrëdhënien e tij me Presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad dhe me politikat e tij ndihmëse për Talibanët në Afganistan.

Duke folur për programin e televizionit Fox News, të dielën në mbrëmje, McMaster tha se SHBA-ja ka nevojë që të shoh një “ndryshim në sjellje” nga presidenti rus përpara se marrëdhëniet të përmirësohen.

Komentet e McMaster për Putinin janë vëzhguar nga afër për shenja të sjelljes së Presidentit Trump ndaj Rusisë.

Gjatë fushatës presidenciale të SHBA-së dhe ditëve të para në zyre, Trump e ka lavdëruar Putinin duke e cilësuar atë si një lider të fortë.

Por marrëdhëniet janë përkeqësuar me mospajtimet e Washingtonit dhe Moskës rreth politikave për Sirinë, Iranin, Ukrainën, Afganistanin dhe gjetiu.

I pyetur se sa kanë përparuar marrëdhëniet me Rusinë që prej inaugurimit të Trump më 2o Janar, McMaster tha: “Nuk e besoj te jenë bërë më të mira ose më të këqija”.

“Sjellja ruse sikundër e kemi parë, siç e dini – aneksimi i Krimesë, pushtimi i Ukrainës, mbështetja për regjimin vrasës në Siri dhe tani armatimi i Talibanëve – këto janë gjëra që qartë bëhen kundër interesave ruse, posaçërisht ato në ndërlidhje me marrëdhëniet me Assad në Siri dhe armatimi i Talibanëve”, tha McMaster.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat