Shmanget mbyllja e Qeverisë amerikane

Amerika

Shmanget mbyllja e Qeverisë amerikane

Më: 2 maj 2017 Në ora: 00:00
Qeveria amerikane

Negociatorët kanë arritur një marrëveshje dypalëshe për një paketë shpenzimesh për financimin e qeverisë federale amerikane deri në fund të shtatorit.

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati duhet të miratojnë marrëveshjen deri të premten dhe t’ia dërgojnë atë presidentit Donald Trump, pas firmës së të cilit do të evitohej falimentimi i parë i qeverisë që nga viti 2013, kur bllokimi zgjati për 17 ditë.

Kongresi pritet të votojë këtë javë marrëveshjen, që mendohet se përfshin edhe rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe sigurinë e kufijve. Por nuk do të ketë asnjë fond për murin në kufirin me Meksikën, të premtuar nga Trump, pasi ai u përball me kundërshtitë e demokratëve ndaj planit.

Sidoqoftë, marrëveshja do të akordojë 1.5 miliardë dollarë shtesë për sigurinë e kufijve, që sipas një zyrtari të Kongresit është rritja më e ndjeshme në këtë zë, në më shumë se një dekadë, ndërkohë që në marrëveshje nuk ka asnjë pengesë për ndërtimin e murit, nëse Meksika do të paguante për të.

Zyrtarët e Kongresit thanë se marrëveshja rrit edhe shpenzimet e mbrojtjes me 12.5 miliardë dollarë, me mundësinë e 2.5 miliardë dollarëve më shumë për një plan anti Shtet Islamik të Shtëpisë së Bardhë, që do të prezantohet në Kongres.

Në total, Trump ka kërkuar 30 miliardë dollarë më shumë shpenzime mbrojtjeje. Demokratët këmbëngulin për të mbrojtur financimin e kujdesit shëndetësor për gratë, planifikimin familjar, si dhe për të ndihmuar të varfërit në Puerto Rico, për një qasje më të mirë në kujdesin shëndetësor.

Marrëveshja përfshin edhe të tjera prioritete të rëndësishme për demokratët. Administrata “Trump”, ndërkohë, ka pranuar të vazhdojë financimin për një përbërë të rëndësishëm të atij që njihet si “Obamacare”, pavarësisht se republikanët kanë premtuar se do t’i japin fund programit.

Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë e para dhe do ta dërgojë më pas marrëveshjen në Senat, para skandencës së mesnatës së të premtes, kur edhe fondet ekzistuese përfundojnë. Republikanët që kontrollojnë Kongresin dhe demokratët në opozitë janë përfshirë në negociata prej javësh, e ligji do të sigurojë rreth 1 trilion dollarë për Uashingtonin, për programet federale që nga aeroportet dhe siguria e kufijve, e deri te pagat e ushtarëve, financimi i kërkimeve mjekësore, ndihmat e huaja dhe edukimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat