Nis operimin sistemi anti-raketor i SHBA-së në Korenë e Jugut

Amerika

Nis operimin sistemi anti-raketor i SHBA-së në Korenë e Jugut

Më: 2 maj 2017 Në ora: 07:33
Ilustrim

Zyrtarë të mbrojtjes në Seul dhe Uashington thanë se sistemi anti-raketor i Shteteve të Bashkuara THAAD ka nisur të operojë në Korenë e Jugut.

Sistemi i ngritur në një fushë në rajonin Seongju ka “kapacitet të hershëm” për të ndërprerë çdo sulm bërthamor nga Koreja e Veriut, thanë zyrtarët.

Vendosja e këtij sistemi ka zemëruar Rusinë dhe Kinën, të cilat kanë thënë se ai çrregullon balancën e pushtetit në rajon.

Sistemi THAAD fillimisht ka qenë e paraparë të nisë të operojë në fund të vitit 2017.

Por, tensionet në Gadishullin Korean janë rritur dhe Koreja e Veriut kërcënon vazhdimisht me sulme.

SHBA ka dërguar po ashtu disa luftanije dhe një nëndetëse pranë Gadishullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat